Lajme

Prishtina Mall – më e madhja në rajon, më unikja në Evropë


8 kilometra larg kryeqytetit të Kosovës, në një hapësirë gjigante, më 8 mars do të bëhet inaugurimi i qendrës më të madhe tregtare në Evropën Juglindore, Prishtina Mall.

Një ditë më vonë, më 9 mars, qendra do të jetë në dispozicion për t’u parë, vizituar e blerë, në të.

Jo vetëm madhësia, këtë gjigant tregtarë në tregun kosovarë, të veçantë e bën arkitektura e tij unike, e cila në vete ngërthen vet jetën.

Brenda 240 mijë metrave katrorë, Prishtina Mall do të ketë mbi 230 dyqane të cilat ofrojnë asortiment të gjerë shërbimi, ku 20% prej tyre janë brende të reja të sjella për herë të parë në Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore