Jetesë & Stil

Prindërit e Rita Orës, shijojnë për pushime rivierën shqiptare


Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teksa para pak ditësh ka publikuar projektin e saj më të ri me titull “You for Me”, në bashkëpunim me DJ Sigala.

Por, një destinacion krejt tjetër prej Ritës, kanë zgjedhur prindërit e saj, Besnik dhe Vera Sahatçiu – Ora, të cilët kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të pushuar buzë detit.

Imazh i publikuar nga Vera Ora në Instagram.

Vizita vjen pas disa ditësh qëndrim në vendlindjen e tyre, Kosovë, teksa në anën tjetër imazhet nga pushimet në rivierën shqiptare, i ka ndarë me ndjekësit, nëna e Ritës, Vera.

Çifti fillimisht kanë vizituar Patokun, ndërsa më vonë ata kishin vendosur që të shijojnë pak edhe atmosferën e qytetit të Vlorës.

Besnik dhe Vera Ora, gjatë vizitës në Shqipëri.

Për dallim nga e bija e tyre, Rita, çifti, Besniku dhe Vera, ardhjet në trojet shqiptare i kanë të shpeshta duke i mbajtur kështu të fuqishme relacionet familjare.

Rita Ora gjatë vizitës zyrtare nga UNICEFnë Kosovë, në vitin 2019.

Ndërsa, ylli i hitit “Body on me”, Rita Ora, për herë të fundit në Kosovë kishte qenë në vitin 2019, gjatë një vizite me mision nga UNICEF.

Në anën tjetër, Ora, së fundmi është parë të shoqërohet me regjisorin, Taika Waititi, me të cilin aludohen të jenë në lidhje.

Megjithatë, një përgjigje zyrtare rreth kësaj çështje nuk është bërë akoma nga dyshja, teksa ata shihen bashkë në pushime e festa.

Me datën 4 korrik, Ora, kishte organizuar një ndejë private, ku mes shumë të ftuarve të famshëm, i pranishëm ishte edhe Waititi, ku për herë të parë dyshja u paraqiten me imazhe profesionale para publikut të gjerë.

Rita Ora dhe Taika Waititi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore