Jetesë & Stil

Princi Harry pranë gjyshit të tij në varrim


Pak ditë më parë ndërroi jetë Princ Philip. Nga burime të afërta u mësua se pranë tij ishte dhe Mbretëresha Elisabeth.

Ditën e djeshme është bërë e ditur se princ Harry ka mbërritur në Britani, për herë të parë që pas largimit nga pallati mbretëror së bashku me Meghan Markle.

“The Sun” ka mësuar se Harry mbërriti nga një fluturim i “British Airways” në aeroportin “Heathrow” të Londrës rreth orës 13:15.

Burimet kanë konfirmuar se ai duhej të udhëtonte menjëherë drejt Britanisë, pasi duhej të qëndrojë disa ditë i karantinuar para ceremonisë së lamtumirës së Princit Philip. Gjithashtu thuhet se ai do të qëndrojë në Nottingham Cottage, shtëpia ku jetoi me Meghan para martesës.

Nga ana tjetër, është mësuar se Meghan do të qëndrojë në Kaliforni, pasi mjeku nuk ia ka këshilluar të udhëtojë duke qenë se është shtatzënë. Disa javë më parë Harry bashkë me Meghan-i dhanë një intervistë shokuese.

Së fundmi, dyshja e njohur kanë zbuluar projektin e tyre më të rinë ‘Netflix’, ku ata kanë nënshkruar një marrëveshje prodhimi që në shtator të vitit të kaluar. Kontrata përfshin seri të shkruara, dokumentarë  dhe programe për fëmijë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore