Jetesë & Stil

Princi Harry dhe Meghan Markle në hapat e çiftit Obama


Harry, Meghan, Barack dhe Michelle

Duka i Sussex-it, Princi Harry, ka pranuar një shumë prej 20 milionë dollarësh që i paraprin botimit të librit të tij me histori nga jeta personale.

Kompania botuese “Penguin Random House”, ka vendosur që Harry-n ta parapaguaj me këtë shumë të madhe, edhe pse nëse e krahasojmë me shifrën monetare që pranuan Barack dhe Michelle Obama për një para marrëveshje libri është fiks 45 milionë dollarë më e ulët.

Të ardhurat të cilat do të grumbullohen nga shitjet e librit do të dhurohen për kauza bamirësie.

Ndërkohë, bashkë-shkrimtari i Harry-t, amerikani, Moehringer, ka pranuar një shumë prej 1 milionë dollarësh si paradhënie.

Duket se Princi Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle, po ndjekin hapat e ish-Presidentit Obama dhe bashkëshortes së tij, Michelle Obama, duke arritur kështu marrëveshje me platformat “Spotify” dhe “Netflix”.

Barack Obama – “A Promised Land”.

Kujtojmë se libri “A Promised Land” i Barack Obamas, i cili përmban 768 faqe ka shitur 800 mijë kopje në ditën e tij të parë të botimit.

Michelle Obama – “Becoming”.

Ndërsa, “Becoming” i Michelle Obamas që u botua në vitin 2018, ishte libër po ashtu me shitje shumë të shpejtë duke shitur 725 mijë kopje në ditën e parë të publikimit.

Në anën tjetër, përmbajtja e librit të Princit Harry është akoma e paqartë, por në shtypin rozë janë krijuar një mori aludimesh.

Nëse ky projekt i jep Dukës së Sussex-it një mundësi të pakufizuar për të shpalosur anën e tij të historisë së “Megxit”, si dhe vendimin e çiftit të vitit 2019 për t’u larguar nga detyrat mbretërore ose për të zgjidhur rezultatin se si vdekja e nënës së tij, Princesha Diana, u trajtua nga mbretërit, pa dyshim që libri do të bëjë histori.

Temat e tjera që do të linin britanikët dhe amerikanët të befasuar për vendimin e tij famëkeq, kur Princi Harry, kishte veshur një uniformë naziste gjatë një feste për “Halloween” në vitin 2005.

Akoma më shumë bujë do të bëhej nëse Princi Harry vendos të flas për marrëdhëniet e ftohura me babain e tij, Princin Charles, si dhe skandalet e këtij të fundit në lidhje me relacionet jashtëmartesore.

Ndërkaq, shkrimtari amerikan, Moehringer, i cili është i angazhuar për librin e Harry-t, në të kaluarën ka shkruar kujtime për legjendën e tenisit Andre Agassi dhe bashkëthemeluesin e Nike Phil Knight, si dhe autobiografinë e tij, “The Tender Bar”, e cila është duke u xhiruar si një film nga George Clooney.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore