Lajme

Princi Charles kritikon skemën “e tmerrshme” të emigrantëve në Ruandë


Princi Charles ka kritikuar privatisht politikën e qeverisë për deportimin e emigrantëve në Ruandë, duke e quajtur praktikën “të tmerrshme”.

Trashëgimtari i fronit është dëgjuar duke kundërshtuar politikën pas dyerve të mbyllura, ka thënë një burim për “Times” dhe “Daily Mail”.

Pretendimi vjen në të njëjtën ditë kur një sfidë ligjore kundër deportimit të azilkërkuesve u refuzua nga Gjykata e Lartë. Fluturimi i parë për dërgimin e emigrantëve në vendin e Afrikës Qendrore mund të niset të martën. Kundër vendimit është nisur një ankesë.

Politika e dëbimit e qeverisë u prezantua në prill si një mënyrë për të dekurajuar njerëzit që përpiqeshin të kalonin kanalin me varka të vogla nga Franca veriore. Më shumë se 10 mijë njerëz kanë mbërritur deri më tani këtë vit.

Sipas marrëveshjes, çdo person që vjen jashtë proceseve ligjore do të dërgohet në fluturim 4 mijë milje larg. Politika është kritikuar për arsye të të drejtave të njeriut dhe të premten agjencia e refugjatëve e OKB-së mbështeti thirrjet për të ndaluar fluturimin e së martës, sepse ai shkeli detyrimet ligjore të Britanisë.

Protestuesit qëndrojnë jashtë Gjykatës Mbretërore të Drejtësisë në Londër. Gjykata e Lartë hodhi poshtë një apel për ndalimin e fluturimeve.

Sipas burimeve, Charles tha se ishte i zhgënjyer nga politika.

“Ai tha se mendon se e gjithë qasja e qeverisë është e tmerrshme. Ishte e qartë se ai nuk ishte i impresionuar me drejtimin e udhëtimit të qeverisë”.

Krerët e qeverive të Commonwealth do të takohen në kryeqytetin e vendit, Kigali, më vonë në qershor.

Charles do të përfaqësojë Mbretëreshën në mbledhje.

Një zëdhënës i Clarence House tha se, “ne nuk do të komentonim mbi bisedat e supozuara anonime private me Princin e Uellsit, përveçse të ritheksojmë se ai mbetet politikisht neutral. Çështjet e politikës janë vendime të qeverisë”.

Megjithatë ata nuk e mohuan për Times se Charles ishte kundër politikës.

Një zëdhënës i qeverisë tha se, “partneriteti ynë lider në botë me Ruandën do të bëjë që ata që bëjnë udhëtime të rrezikshme, të panevojshme dhe të paligjshme në MB të zhvendosen atje për të marrë parasysh pretendimet e tyre dhe për të rindërtuar jetën e tyre.

“Ne jemi të bindur se marrëveshja është plotësisht në përputhje me të gjitha ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Kujtojmë që, legjislacioni i diskutueshëm për të anashkaluar protokollin e Irlandës së Veriut do të publikohet të hënën pas një grindjeje midis qeverisë dhe euroskeptikëve.

Projektligji, për të cilin kritikët thonë se mund të jetë i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar, ka qenë objekt i lobimit të tyre në ditët e fundit, të cilët duan që protokolli të hiqet plotësisht.

Boris Johnson dhe ministra të tjerë të lartë janë vënë nën presion nga deputetët e Grupit Evropian të Kërkimeve (ERG) dhe Partia Unioniste Demokratike (DUP) për të paraqitur legjislacionin që synon të marrë përparësinë mbi protokollin dhe të heqë rolin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Më 5 qershor, Dhoma e Përfaqësuesve (Home Office) u akuzua se ka tentuar të dëbojë 16-vjeçarë të pashoqëruar në Ruandë në valën e parë të azilkërkuesve që do të dërgohen në Afrikën Lindore më vonë këtë muaj.

Organizatat bamirëse identifikuan atë që ata e përshkruajnë si një “model shqetësues” të fëmijëve që klasifikohen si të rritur sipas vlerësimeve të moshës së Home Office, duke ngritur frikën se ata mund të jenë në mesin e atyre që janë dëbuar 4 mijë e 500 milje në Ruanda.

Më shumë se 6 mijë emigrantë kanë mbërritur në Britaninë e Madhe me varka të organizuara kryesisht nga bandat kriminale deri më tani këtë vit. Kjo krahasohet me më shumë se 28 mijë në vitin 2021, dhe më shumë se 8 mijë në 2020-ën.

Marrë nga The Guardian, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore