Lajme

Princi Charles dënon ‘agresionin brutal’ kundër Ukrainës


Princi Charles, trashëgimtari i fronit britanik, dënoi “vuajtjet dhe shkatërrimin e tmerrshëm” të dëshmuar nga Ukraina, duke e quajtur pushtimin rus një sulm ndaj demokracisë dhe lirisë.

Duke folur në një ceremoni për të shënuar shndërrimin e Southend në qytet, Princi Charles e lidhi vrasjen e deputetit David Amess me sulmet në Ukrainë.

“Ajo që pamë në tragjedinë e tmerrshme në Southend ishte një sulm ndaj demokracisë, ndaj një shoqërie të hapur, ndaj vetë lirisë. Ne po shohim të njëjtat vlera të sulmuara sot në Ukrainë në mënyrën më të pandërgjegjshme”, u shpreh Princi Charles.

Më tej ai shtoi se, “ne solidarizohemi me të gjithë ata që po i rezistojnë agresionit brutal”.

Duka dhe Dukesha e Cambridge-it kanë thënë më parë në median sociale Twitter se ata “qëndrojnë me Presidentin dhe të gjithë popullin e Ukrainës ndërsa luftojnë me guxim për të ardhmen”.

Lexo zhvillimet e fundit duke klikuar KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore