Lajme

Princ Harry pritet të udhëtojë drejt Mbretërisë së Bashkuar, për t’i dhënë lamtumirën e fundit gjyshit të tij


Kthimi i Princit Harry në Mbretërinë e Bashkuar për varrimin e gjyshit të tij, Princit Philip, do të jetë një moment i rëndësishëm për Familjen Mbretërore, tashmë të ndarë ,që ende po përballet me presionin e publikut që kur Prince Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle, ishin mysafirë në intervistën e Oprah Winfrey.

Princ Harry

Harry do të marrë pjesë në ngjarjen në “St George’s Chapel”, në Windsor, shkruan Daily Mail, transmeton Albanian Post.

Harry do të bëjë udhëtimin për në Londër me avion privat nga shtëpia e tij afër Los Anxhelos dhe kuptohet që ai mund të lejohet të përdorë një përjashtim diplomatik për të hequr dorë nga rregullat normale të karantinës Covid që zbatohen për fluturimet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rezidenca e Princ Harry dhe Meghan Markle në Santa Barbara

Por, akoma nuk ka pasur një deklaratë zyrtare nga çifti për vdekjen e Princit Philip.

Gjithashtu, është raportuar se Harry ishte tashmë kryesisht i izoluar në rezidencën e tij afër Santa Barbara që kur gjyshi i tij, Princi Philip, hyri në spital.

Mendohet se ai do të testohet për Covid-19 para nisjes nga SH.B.A. dhe pas mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar, në vend që t’i nënshtrohet karantinës normale 10-ditore, ai do të marr pjesë në funeralin e Princ Philip.

Intervista e Meghan Markle dhe Princ Harry dhënë për Oprah Winfrey.

Nuk dihet se ku do të qëndrojë ai gjatë qëndrimit të tij në Mbretërinë e Bashkuar, dhe as për sa kohë do të qëndrojë pas varrimit.

Ribashkimi i Dukës së Sussex me vëllain e tij William dhe babanë e tij Prince Charles do të jetë mjaft i vështirë pas akuzave tronditëse të tij dhe Meghan për racizëm në emisionin televiziv të transmetuar muajin e kaluar.

Pavarësisht nga përçarja e dukshme, Mbretëresha do të presë që nipërit e saj të vendosin një front të bashkuar, së bashku me pjesën tjetër të Mbretërorëve si një shenjë respekti për Dukën e ndjerë të Edinburgut.

Nëse uniteti do të provojë më shumë sesa një “fasadë publike” mbetet të shihet, por disa burime mbretërore shpresojnë që takimi i parë i vëllezërve për më shumë se një vit mund të çojë në një lloj pajtimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore