Lajme

Pretendimi i Petkoviç-it: Kurti do krizë, gënjeshtër absolute se Serbia po përgatitet për sulme


Petar Petkoviç

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, në një konferencë për media pas asaj që mbajti Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili deklaroi se Serbia po përgatit sulme të reja në Kosovë, pas atij të 24 shtatorit, ka thënë se ajo çka ka theksuar Kurti “është gënjeshtër”.

Petkoviç, në këtë të konferencë ka pretenduar se kreu i ekzekutivit kosovar “nuk do normalizim”, por, sipas tij, “krizë”.

“Ne, presidenti dhe përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë, i jemi përgjigjur vazhdimisht të gjitha gënjeshtrave që dalin nga goja e Albin Kurtit, i cili po përpiqet të mbulojë situatën e vërtetë në Prishtinë dhe gjendjen katastrofike ekonomike dhe të shtënat thuajse të përditshme”, ka thënë Petekoviç, transmetojnë mediat serbe.

Sipas korrierit më të madh të propagandës serbe, kryeministri Kurti po “po përdorë” sulmin terrorist në Banjë të Zveçanit dhe të Veriut të Kosovës, që, siç pretendon ai, “tregon qartë se ky njeri nuk dëshiron të formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, se nuk dëshiron normalizim të marrëdhënieve, por krizë”.

Kurti në konferencën për media tha se kryekrimineli Milan Radoijçiç, së bashku me terroristët e tjerë që arritën të largohen për në Serbi pas sulmit terrorist, me ndihmën e të të gjitha institucioneve serbe, po përgatiten për sulme të reja në Kosovë.

Nga ana tjetër, Petkoviç ka pretenduar se kjo që ka deklaruar Kurti është “gënjeshtër absolute”, dhe se “nuk ka stërvitje në terren”.

“Është një mënyrë për të shmangur detyrimet që ka në dialog, sepse tani kemi arritur momentin që të flasim për hapa konkretë për formimin e Asociacionit”, theksoi ai.

Në nëntor pati planifikime për një sulm në Zubin Potok, u anulua për shkak të zgjedhjeve në Serbi, thotë Kurti

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore