Kosova

Presidentja Osmani: Ambasadori jonë i mohoi akuzat, ne i besojmë


Ambasadori i Kosoves ne Koraci, Martin Berishaj dhe Presidentja Vjosa Osmani. Foto pas rezultateve fituese te LVV ne zgjedhjet e fundit parlamentare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në lidhje me skandalin financiar në Slloveni ku dyshohet të jetë përfshirë edhe ambasadori kosovar, Martin Berishaj, “ne i besojmë ambasadorit tonë”.

E pyetur nga gazetarët gjatë konferencës të përbashkët për media me presidentin e Letonisë, Egils Levits, i cili po qëndron për vizitë zyrare në Kosovë, Osmani la të nënkuptohet se raportimet i konsideron dezinformata.

“Atyre që publikohen siç e ka thënë presidenti amerikan Joe Biden: rreziku më i madh për demokracinë tonë nuk janë vetëm tanket, por edhe dezinformatat”.

“Si presidente pres që çdo gjë që publikohet të konfirmohet dhe nëse nuk konfirmohen pastaj ne procedojmë ashtu si i kemi marrë vendimet tona dhe ne i besojmë ambasadorit të Republikës sonë kur mohon akuza të tilla”.

Berishaj ka mohuar akuzat, por vetëm se është pjesë e një skandali, jo edhe se nuk është pronar i kompanisë MB Consulting, kompani e cila nuk ka asnjë puntor, derisa përfitoi para në shumë mbi 600 mijë euro nga kompania e energjisë elektrike GEN-I, dega në Serbi.

Çfarë dinte Opozita dhe çfarë fsheh pushteti? – Përse LVV nuk votoi themelimin e komisionit hetimor për energjinë elektrike dhe çfarë lidhje ka kjo me skandalin në Slloveni?

Si u gjend ambasadori i Kosovës në mesin e një lufte politike në Slloveni dhe cili është roli i tij?

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore