Lajme

Presidenti i parë i Iranit pas revolucionit islamik vdes në moshën 88-vjeçare


Ish-presidenti iranian Abolhassan Bani-Sadr, Versajë, 29 janar 2019.

Abolhassan Bani-Sadr, i cili u bë presidenti i parë i Iranit pas revolucionit islamik të vitit 1979 – para se të ikte në mërgim në Francë – vdiq të shtunën në moshën 88-vjeçare.

Ai vdiq në spitalin Pitie-Salpetriere në Paris pas një sëmundjeje të gjatë. Këtë e njoftuan gruaja dhe fëmijët e tij në faqen zyrtare të Bani-Sadr.

Ky i fundit kishte dalë nga errësira për t’u bërë presidenti i parë i Iranit në janar të vitit 1980 me ndihmën e klerit islamik.

Por pas një lufte për pushtet me klerikët radikal, ai iku një vit më vonë në Francë, ku kaloi pjesën tjetër të jetës së tij.

Duke njoftuar vdekjen, familja e tij tha se Bani-Sadr, “kishte mbrojtur lirinë përballë tiranisë dhe shtypjes së re në emër të fesë”.

Presidenti iranian Abolhassan Bani-Sadr pasi foli me mijëra iranianë para Ambasadës Amerikane në Tehran, 16 qershor 1980. Tubimi u mbajt për të shënuar Ditën e Gardës Revolucionare dhe përvjetorin e lindjes së Imam Huseinit

Ndihmësi i tij i vjetër, Paknejad Jamaledin, për “Reuters” deklaroi se familja e tij do të donte që ai të varrosej në Versajë – periferia e Parisit ku ai jetonte.

Në vitin 2019, ish-presidenti tha se Ayatollah Ruhollah Khomeini kishte tradhtuar parimet e revolucionit pasi kaloi në pushtet në vitin 1979. Sipaj tij kjo kishte lënë një shije “shumë të hidhur” midis disa prej atyre që ishin kthyer me të në Tehran për triumf.

Bani-Sadr kujtoi atëherë se si 40 vjet më parë në Paris, ai ishte i bindur se revolucioni islamik i udhëheqësit fetar do të hapte rrugën për demokracinë dhe të drejtat e njeriut pas sundimit të Shah-ut.

“Ne ishim të sigurt se një udhëheqës fetar po angazhohej dhe se të gjitha këto parime do të ndodhnin për herë të parë në historinë tonë”, tha ai në intervistë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore