Sport

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi takohet me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin


Pesidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, ishte i pranishëm në ndeshjen e 1/8-ve të finales së Kampionatit Evropian, ndërmjet Francës dhe Zvicrës.

Në këtë mbrëmje, i pari i FFK-së pati një takim edhe me presidentin e UEFA-s, ALeksander Ceferin dhe drejtorin e Asociacioneve Kombëtare të UEFA-s, Zoran Lakovic.

Me këtë rast presidenti Ademi, këtë takim e ka vlerësuar si shumë të frytshëm për futbollin e Kosovës, teksa është shprehur i lumtur që FFK gëzon përkrahjen e madhe të UEFA-s në vazhdimësi.

“Në këtë mbrëmje magjike për futbollin evropian, ku Zvicra arriti ta eliminojë Francën, pas penalltive, në një ndeshje me shumë gola e kthesa në rezultat, presidenti Ademi pati takim edhe me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Ceferin dhe drejtorin e Asociacioneve Kombëtare të UEFA-s, Zoran Lakovic”, shkruan Agim Ademi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore