Sport

Premier League, sytë nga Liverpool-i


Fitorja e Chelsea-s përballë Leicester-it, do të thotë që gjithçka është në duartë e Liverpool-it.

Të kuqt duhet thjesht të fitojnë dy ndeshjet e fundit që kanë mbetur që të sigurojnë pjesëmarrjen në Champions League.

Pengesa e parë është Burnley, që më herët këtë sezon, i shkaktoi Liverpool-it humbjen e parë në “Anfield” në Premier League pas afro katër vjetësh.

Me shumë mungesa, të kuqt udhëtojnë sonte në “Turf Moor” për t’u përballur me Burnley-n.

Këta të fundit nuk luftojnë për asgjë në këtë sezon, dhe kjo mund të jetë avantazhi i madh për skuadrën e Jurgen Klopp.

Luftohet edhe për pozitën e gjashtë, mes West Ham-it dhe Tottenham-it.

Çekanët udhëtojnë drejt “Hawthorns” për t’u përballur me WBA-në e rrëzuar nga kategoria.

Kurse Tottenham-i pret në “Tottenham Stadium”, Aston Villa-n.

Ndeshjet tjera të ditës janë:

Everton – Wolves, 19:00

Neëcastle – Sheffield, 19:00

Crystal Palace – Arsenal, 20:00

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore