Sport

Preisdenti i Nacional konfirmon se Suarez do largohet në fund të sezonit


Presidenti i Nacional, Jose Fuentes ka konfirmuar se Luis Suarez do të largohet nga klubi në fund të vitit. Ish-ylli i Barcelonës dhe Liverpool-it u kthye në klubin e tij të parë këtë verë si agjent i lirë, 16 vjet pasi u largua nga skuadra uruguaiane.

Suarez, i cili u përfshi në skuadrën e Uruguait për turneun e radhës të kombëtares, ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tre të tjerë në tetë paraqitje në ligë për klubin me bazë në Montevideo.

“Sapo të përfundojë sezoni, Suarez do të largohet”, tha Fuentes. “Kjo është ajo që ne ramë dakord në atë kohë. Unë po e them këtë për të mos krijuar pritshmëri të rreme. Ai bëri një përpjekje të madhe për të ardhur këtu. Suarez do të largohet”.

Suarez, 35 vjeç, është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Uruguait me 68 gola në 132 paraqitje dhe pritet të luajë në Katar në Kupën e Botës 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore