Muzikë

“Posht/Nalt”, projekti më i ri nga Buta


Buta - Rep artist

Rep artisti i njohur nga Kosova, Buta, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, të cilin e ka titulluar “Posht/Nalt”.

Këngës së re, ylli i hitit “Testom”, i ka bashkangjitur edhe video-klip, i cili është i shoqëruar me skena të nxehta.

Producimi i këngës është bërë nga Edi dhe Limi, teksa për projektin në përgjithësi është përkujdesur Ari.

Si edhe në projektet e tjera, edhe kësaj radhe, Buta, ka shkruar vetë tekstin e këngës së re, ndërsa “Posht/Nalt” është mirëpritur nga fansat e Butës.

Mes tjerash, rep artisti nga Ferizaj është komentuar shumë edhe për dukjen në video klip, si dhe interpretimin.

Ky projekt muzikor është i pari për Butën në vitin 2021, pasi që i fundit ishte “Policinë”, i publikuar në dhjetorin e vitit që lamë pas.

“Policinë” mori epitetin e hitit, teksa numëron mbi 1 milion klikime në YouTube.

Buta njihet për projekte të suksesshme si solo, ashtu edhe në bashkëpunime, ndërsa disa nga këngët më të suksesshme janë: “Edi Rama”, “24/7”, “Sorry”, si dhe “Mbi re”, dueti me Ledri Vulën e “Oops” me Mc Kreshën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore