Sport

Portugezi i Wolves refuzon Arsenal-in, pret ofertën nga Barcelona


Mesfushori i skuadrës angleze, Wolves, Ruben Neves, raportohet se ka refuzuar një ofertë nga Arsenal-i.

26-vjeçari do të futet në vitin e fundit të kontratës me skuadrën e tij, gjë që ka bërë që për atë të shqyrtohen oferta për t’u shitur.

Megjithatë, thuhet se mendja e tij është Barcelona, pasi që portugezi dëshiron një lëvizje drejt kampionve në fuqi të Spanjës.

(Photo by Clive Mason/Getty Images)

Thuhet se ai i ka autorizuar menaxherët e tij që të bëjnë bisedime me skuadrën e Barcelonës që ta kryejë një transfer gjatë verës së ardhshme.

Ndryshe atij do t’i përfundonte kontrata dhe në verën e ardhshme do të bashkohej me parametra zero.

Këtë sezon Neves realizoi 40 ndeshje me skuadrën e Wolves, prej te cilave ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar një asistim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore