Lajme

Polonia dhe Gjermania ‘dhëmbë për dhëmbë’ për dëmshpërblimet e Luftës së Dytë Botërore


Polonia ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me Bashkimin Evropian nën partinë e djathtë në pushtet që nga viti 2015.

Në qershor, BE-ja ka miratuar programin e rimëkëmbjes së COVID-it të Polonisë. Në bazë të tij vendi do të siguronte 36 miliardë euro grante dhe kredi.

Ende asgjë nuk ka shkuar për të. Kryesisht sepse BE-ja dëshiron të jetë e kënaqur që qeveria polake ka adresuar shqetësimet në lidhje me sundimin e ligjit.

Por ministrja Magdalena Rzeczkowska e Financave, ka thënë këtë javë se këstet e para të fondeve mund të jenë së shpejti në rrugën e tyre.

Ky optimizëm do të varet nga vlerësimi i BE-së për reformat gjyqësore të Polonisë.

Është e qartë se BE-ja ndjen nevojën për të rritur mbështetjen për Poloninë në njohjen e rolit të saj në vijën e parë në përpjekjet perëndimore për të ndihmuar Ukrainën kundër pushtimit të Rusisë.

Pretendimet e Polonisë ndaj Gjermanisë janë një çështje tjetër. Ka aspekte historike, politike, diplomatike, ligjore dhe morale të pretendimeve që i bëjnë ato një çështje jashtëzakonisht të vështirë për t’u zgjidhur.

Mateusz Piątkowski, asistent profesor i së drejtës ndërkombëtare, ka thënë se “Polonia si shtet nuk ka marrë kurrë kompensim të konsiderueshëm financiar për shkatërrimin e shkaktuar nga Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

Ama kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht që Poloni ka një pretendim tani.

Referuar marrëveshjes së Potsdamit të vitit 1945 midis SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Sovjetik, Moska mori përgjegjësinë për ndarjen e reparacioneve ndaj Polonisë.

Kryesisht nga zona e Gjermanisë e pushtuar nga sovjetikët.

Në fakt, shumë pak mbërriti në Poloni.

Qeveria polake hoqi dorë nga dëmshpërblimet e mëtejshme në një deklaratë të vitit 1953. Mbështetësit polakë të kompensimit financiar sot theksojnë se në vitin 1953 vendi nuk ishte vërtet i pavarur, por ishte një shtet komunist i detyruar të ndiqte urdhrat e Kremlinit.

Po ashtu theksojnë se në radhë të parë nuk ishte palë e marrëveshjes së Potsdamit.

Piątkowski pretendon se Polonia, edhe pse politikisht në varësi të Bashkimit Sovjetik në epokën e pasluftës, ishte sipas ligjit ndërkombëtar një shtet sovran.

Traktatet ndërkombëtare si marrëveshja e Potsdamit mund të krijojnë detyrime për shtetet e palëve të treta si Polonia.

Për polakët që duan kompensim, vështirësia është se Polonia konfirmoi heqjen dorë nga reparacionet në një traktat të vitit 1970 me Gjermaninë Perëndimore.

Në këmbim, qeveria njohu kufirin perëndimor të Polonisë.

Në vitin 2004, Gjermania dhe Polonia arritën një marrëveshje politike së bashku. Qeveria polake i hodhi poshtë fjalët për reparacionet, të cilat kishin filluar të ringjalleshin në disa qarqe të parlamentit.

Kurse Berlini ra dakord të mos ndiqte pretendimet e të dëbuarve dhe refugjatëve gjermanë që kishin humbur pronat kur kufijtë e Polonisë u zhvendosën drejt perëndimit në vitin 1945 për të përfshirë tokat gjermane të paraluftës.

Gjermania ndihet mbi baza të forta ligjore në refuzimin e pretendimeve të Polonisë sot. Është gjithashtu fakt se, më shumë se shumica e vendeve evropiane, Gjermania që nga viti 1990 ka qenë një mbështetëse e fortë e integrimit të Polonisë në BE dhe NATO.

Në kontekste të tjera, pagesat gjermane të dëmshpërblimit për krimet historike janë një çështje e madhe.

Gjermani ra dakord vitin e kaluar që të paguante 1.1 miliardë euro gjatë 30 viteve si kompensim për mizoritë e epokës koloniale në atë që tani është Namibia.

Po ashtu Greqia, si Polonia, ka ende pretendime, të vlerësuara nga një panel ndërkombëtar grek në 289 miliardë euro, në lidhje me pushtimin nazist të vendit.

Një faktor se pse qeveria polake po ringjall debatin e reparacioneve mund të jenë zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

Votuesit që mbështesin partinë në pushtet janë në një masë dërrmuese në favor të pagesave gjermane të kompensimit.

Është një çështje e vështirë për opozitën polake, e cila nuk dëshiron të etiketohet si jo-patriotike. Kjo shpjegon pse opozita u ndje e detyruar të mbështeste një rezolutë parlamentare muajin e kaluar në favor të pagesave gjermane.

Marrë nga “Financial Times”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore