Lajme

Policia suedeze neutralizon eksplozivin në qendër të Stockholm-it


Një çantë me një ngarkesë shpërthyese u gjet në një park të kryeqytetit suedez – Stockholm – gjatë një festivali vjetor kulturor.

Policia ka hapur një hetim paraprak për tentativën për shkatërrim publik.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë vendase, duke cituar njoftimin e policisë.

Të dielën u gjet një qese dhe përmbajtja e saj u “vlerësua menjëherë si e rrezikshme”.

Zona përreth ishte e rrethuar dhe trafiku u zhvendos përkohësisht, tha policia.

Një skuadër bombash neutralizoi përmbajtjen e çantës në vend.

Departamenti i policisë nënvizoi se ishte duke punuar “gjerësisht”, duke intervistuar dëshmitarë dhe duke ekzaminuar foto dhe imazhe video-je.

Për momentin askush nuk gjendet në paraburgim.

Policia tha se çanta u gjet në orën 21:40 të së dielës.

Gazeta vendase “Aftonbladet” shkruan se eksplozivi ishte lënë pranë “Cafe Opera”, një klub nate i famshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore