Lajme

Policia ndalon edhe një rast të kontrabandës në Veri


Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arritur që të parandaloj edhe një rast të kontrabandës në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë (NjNSh) e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare -Veriu në vazhdën e kryerjes së detyrave me qëllim të parandalimit dhe luftimit të kriminalitetit dhe dukurive negative, ka shtuar aktivitetet në parandalim të veprimtarive penale në përgjithësi dhe kontrabandës në veçanti”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Teksa personi që ka drejtuar automjetin vazhdon të jetë në arrati.

Nga policia është thënë se kur e ka parë veturën e tyre është larguar “në drejtim të panjohur”.

“Gjatë patrullimit në fshatin Bistricë kanë vërejtur një automjet transportues/kamion me targa vendore i cili ishte duke lëvizur nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë. Personi i dyshuar posa ka vërejtur njësinë policore e ka braktisur automjetin duke e lënë atë të ndezur, dhe është larguar në drejtim të panjohur”.

“Gjatë kontrollit të realizuar në automjet janë gjetur të ngarkuara lëndë drurore të cilat dyshohet se ishin të dedikuara për t’i dërguar në Serbi.  Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet për procedura të mëtutjeshme hetimore, ndërsa automjeti i përfshirë në rast është dërguar në SPMK – Leposaviq”.

Edhe para 5 ditësh, Policia e Kosovës kishte gjetur pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Mitrovicë të cilat pastaj ishin konfiskuar.

Sipas njoftimit zyrtarë, nga Policia Dogana e Kosovës kishte konfiskuar pajisjet e gjetura.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore