Lajme

Policia konfiskon pajisje për prodhim të kriptovalutave në Mitrovicën e Veriut


Policia e Kosovës, Njësia e Hetimeve kundër Narkotikeve në Mitrovicën e Veriut këtë të martë rreth orës 11:00 kanë identifikuar dhe konfiskuar një sasi konsiderueshme të pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave.

“DRP-Veri e mbështetur nga njësit e DRP-Veri pas një pune hetimore operative kanë arritur ta lokalizoje një shtëpi banimi në Rrugën ‘Qeta e Minatorëve’ ku i dyshuari kishte pasur pajisje për prodhimin e kriptovalutave”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

Sipas njoftimit zyrtarë, Dogana e Kosovës ka konfiskuar pajisjet e gjetura.

“Antiminer T9-16 copë, antiminer S9 – 13 copë, kartela grafike 4Gb-32 copë, kartela grafike 8 Gb-33 Copë, power suplyer-10 copë”, njofton Policia e Kosovës.

Pronari i shtëpisë në të cilën u gjetën këto pajisje nuk është arrestuar nga Policia. Procedurat ndaj tij aktualisht është duke i zhvilluar Dogana e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore