Lajme

Policia e tërheq mjetin e dyshimtë nga “Rruga B” në Prishtinë


Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën është mbyllur për qarkullim “Rruga B” në Prishtinë pas pranimit të informatës për dyshimet që lidhen me një mjet të dyshimtë në këtë rrugë.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur dyshohet se i kanë montuar diçka të dyshimtë në veturën e tij të parkuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Sipas njoftimit, njësit relevante policore, zjarrfikësit, ndihma e shpejtë dhe  prokurori kujdestar për krime të rënda kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshimtë nga vetura, në mënyrë të sigurt dhe pa incidente.

Organet e rendi kanë njoftuar po ashtu se pesë persona janë arrestuar në Prishtinë për shkak se të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një përleshje fizike ndërmjet tyre dhe si pasojë e lëndimeve të pësuara të gjithë të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa në Lipjan, policia ka njoftuar se një person është therur me thikë dhe është dërguar menjëherë në emergjencën e këtij qyteti.

“Viktima pas marrjes së ndihmës së par në Lipjan për tretman mjekësor është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut viktima ka marr lëndime trupore por është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore