Zgjedhjet në Kosovë

Policia e Kosovës me apel për respektimin e masave anti-COVID’19


Qendrat e votimit.

Policia e Kosovës (PK), përmes një komunikate për media kanë thënë se janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet e saj për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Policia e Kosovës, bazuar në urdhrin operativ për zgjedhjet lokale 2021, është duke i ndërmarr të gjitha veprimet e saj konform planifikimeve operacionale për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, me  qëllim ofrimin e sigurisë, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Më tej, në njoftim thuhet se, njëkohësisht Policia e Kosovës në koordinim të plotë me të gjithë institucionet kompetente janë duke u kujdesur në respektimin e masave mbrojtëse.

“Me qëllim të zbatimit të masave, janë duke u aplikuar kontrolle të vazhdueshme ndaj atyre që nuk zbatojnë masat anti-Covid-19, dhe masa ligjore janë ndërmarr dhe po ndërmerren në vazhdimësi. Policia e Kosovës apelon te të gjithë qytetarët që të respektojnë vendimet e marra nga qeveria e vendit, me qëllim që të ruajmë shëndetin publik si dhe të pamundësohet përhapja e mëtejme e virusit”.

Numri i Qendrave të Votimit në të gjithë territorin e Kosovës është 883, me gjithsejtë 2 mijë e 477 vendvotime.

KQZ mori vendime të veçanta për certifikimin e 89 subjekteve politike (32 parti politike; 1 koalicion; 33 iniciativa qytetare; 23 kandidatë të pavarur) dhe 552 kandidatëve të tyre.

Mirëpo, numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit është 5 mijë e 364 kandidatë, ku nga të cilët 166 kandidatë për kryetar të komunave dhe 5 mijë e 198 kandidatë për Kuvende Komunale.

Më 17 shtator, në Kosovë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 10 persona të infektuar nga COVID-19 dhe asnjë të vdekur.

Numri i të infektuarve vjen nga 2 mijë e 484 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore