Kosova

Policia dyshon se është vendosur bombë në Stacionin e Autobusëve


Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për Albianian Post se po dyshohet për vendosjen e një mjeti shpërthyese në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, të enjten e 23 dhjetorit.

Ndërsa, ka thënë se kjo është bërë e ditur për Policinë e Kosovës nga një person anonim.

“Rreth orës 14:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë”, deklaroi Ahmeti për AP.

Mirëpo, ajo shton se PK-ja ka ndërmarrë masat paraprake në të gjitha zonat.

Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.

“Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë”.

Po ashtu, thuhet se janë larguar edhe qytetarët nga kjo pjesë.

“Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që   janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”.

Është raportuar se në këtë pjesë përveç policisë së Kosovës, janë edhe Ekipet Mjekësore të Ndihmës së Parë dhe Ekipet e Zjarrfikësve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore