Sport

Pogba dhe Vlahovic fillojnë stërvitjet me Juventus-in


Pas humbjes shokuese ndaj Napolit në javën e fundit, trajneri i Juventus-it, Massimiliano Allegri, ka marrë një lajm të mirë.

Bëhet fjalë për rikthimin e dy futbollistëve me peshë: Paul Pogba dhe Dusan Vlahovic.

Bianconerët kanë vuajtur nga një krizë dëmtimi gjatë gjithë sezonit dhe vetëm së fundmi u rikuperua ylli i krahut Federico Chiesa.

Pogba nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon pasi pësoi një lëndim në gju gjatë turneut para-sezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Vlahovic është duke u marrë me një problem në ijë që nga fundi i tetorit.

Siç raporton Gianluca Di Marzio, të dy, Vlahovic dhe Pogba, iu bashkuan lojtarëve të Juventus-it në seancën e sotme stërvitore në Continassa.

Ata nuk pritet të paraqiten në ndeshjen e Kupës së Italisë me Monza-n, por mund të kthehen në skuadër për ndeshjen me Atalanta-n në fundjavë.

Leonardo Bonucci, Juan Cuadrado dhe Mattia De Sciglio janë gjithashtu pranë kthimit, duke i dhënë Allegri-t më shumë opsione në të gjithë fushën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore