Jetesë & Stil

Plot 11 vjet martesë në mes të Alicia Keys dhe Swizz Beatz


Alicia Keys, Swizz Beatz

Këngëtarja amerikane, Alicia Keys, e njohur për vokalin e saj të veçantë në industrinë e muzikës botërore, së fundmi ka surprizuar fansat duke publikuar si rrallë herë një dedikim për bashkëshortin e saj, producentin, Swizz Beatz.

Alicia Keys dhe Swizz Beatz.

I gjithë postimi u publikua në nder të përvjetorit të 11-të të martesës mes Keys dhe Beatz, ndërsa ylli i hitit “Fallin’”, është shprehur se marrëdhënia e tyre “çdo ditë e më shumë, po bëhet akoma më e mirë”.

Alica Keys dhe Swizz Beatz.

“Urime përvjetorin dashuria ime. Vetëm po bëhet më mirë. Unë festoj dhe e respektoj marrëdhënien tonë”, ka shkruar Alicia.

Keys, e cila nga martesa me producentin e famshëm amerikan ka dy djem, Egypt dhe Genesis, ka shtuar se – “vazhdojmë për shumë më shumë”, ndërsa ka thënë se “fjalët nuk e përshkruajnë dot dashurinë tonë madhështore”.

Dyshja e njohur në botën e diskografisë botërore ishin takuar që kur ishin adoleshent në qytetin metropolitan të New York, por që artistja kishte zbuluar se romanca me bashkëshortin kishte nisur vite më vonë.

Alicia Keys dhe Swizz Beatz.

Kohë më parë, Alica Keys, kishte zbuluar se ishte një projekt muzikor që e bëri atë të “vinte re diçka më shumë tek partneri i saj Swizz Beatz, emri i vërtetë i të cilit është –  Kasseem Daoud Dean”.

“Sa më shumë që flisnim aq më shumë vura re se si funksiononte mendja e tij. Ai ishte aq i vetëdijshëm për atë që po ndodhte në të gjithë botën”.

“Kjo më bëri të mendoj më shumë rreth idesë për të qenë bashkë më të dhe ja ku jemi sot. Kemi edhe dy fëmijë”, kishte thënë Keys.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore