Kosova

Platforma “Mirëqenia psikologjike” dhe lufta për ta hequr stigmën rreth shëndetit mendor – 50% e të rinjve me mirëqenie të ulët psikologjike


Platforma “Mirëqenia psikologjike”, e lansuar në tetor të vitit 2023, ofron shërbime psikologjike e logopedike falas për të rinjtë e Kosovës.

Në këtë nismë janë të angazhuar psikologë klinikë, psikologë shkollorë, të këshillimit si dhe logopedë.

Interesim ka pasur më shumë për shërbimet psikologjike, ku mbi 30 të rinj kanë marr shërbime.

Koordinatorja e projektit, Eliesa Jakupi, shpalosi funksionimin e platformës, kurse psikologu Leutrim Edipi e logopedia Gresa Gashi shpjegojnë se sa është e domosdoshme që të merren shërbime në këto fusha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore