Pajisje

Planet e vjedhura të produkteve të Apple-it


Pas sulmit kibernetik ndaj një prej furnizuesve të Apple-it, i cili ka mundur të vjedhë plane konfidenciale të produkteve të ardhshme të saj, e ka detyruar kompaninë të përballet me një sulm ransomware.

Agjencia e lajmeve, The Guardian, zbulon se Sodin, grupi që prodhon dhe drejton një pjesë ransomware-ësh për REvil-in, arriti të vidhte planet nga Quanta Computer, e cila është një kompani tajvaneze që mbledh laptopë të Apple-it.

Lidhur me REvil-in, ai arrin të kriptojë skedarët e viktimave ngjashëm si ransomware-ët e zakonshëm dhe më pas kërkon pagesa për të marrë çelësin e kriptimit dhe për të rikuperuar të dhënat.

Situata ka shkuar edhe më keq se kaq pasi Sodin-i është përpjekur të vjedhë vetë skedarët duke zhvatur pagesa nga ata që kanë kopje rezervë dhe duke i kërcënuar se do të publikojë të dhënat konfidenciale.

Mirëpo, në rastin konkret Quanta ka refuzuar të paguajë shpërblimin duke bërë që hacker-at të nisin të kërcënojnë klientët e kompanisë.

Hacker-at kanë pretenduar në faqen e tyre në blog se midis dokumenteve të vjedhura janë edhe planet për laptopët Apple, një Apple Watch të ri, një sërë projektimesh për produktet e reja dhe skicat e iMac-ëve të rinj.

Ata kanë paralajmëruar kompaninë se do të lëshojnë më shumë dokumente çdo ditë dhe i kanë drejtuar thirrje Apple-it të blejë të dhënat e disponueshme deri më datë një maj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore