Teknologji

Quanta, furnizuesja e Apple-it, goditet nga sulmi kibernetik


Një prej furnizuesve kryesorë të Apple-it, Quanta, ka njoftuar se është goditur nga një sulm kibernetik dhe se po përpiqej të “rikuperonte të dhënat”.

Agjencia e lajmeve, Financial Times, zbulon se kjo ndodhi pas një njoftimi të një prej bandave më të njohura të hacker-imit në botë se do të hacker-onte të dyja kompanitë.

Quanta, e cila është një kompani tajvaneze e prodhimit të kompjuterëve, përveç Apple-it furnizon edhe kompani të tjera si Cisco, Microsoft dhe Siemens.

Lidhur me sulmin, kompania tha se kishte pësuar sulme kibernetike ndaj një numri të vogël të server-ëve dhe ishte duke kryer hetime të hollësishme për të siguruar që përmbajtja dhe rikuperimi i të dhënave të jetë në proces.

Pranimi i hacker-imit nga Quanta erdhi pas raportimit në faqen e REvil-it, i cili është një nga grupet më “pjellore” të krimit kibernetik, se kishte kompromentuar kompaninë dhe se tanimë është duke marrë të dhëna nga Apple-i.

Grupi zakonisht bllokon të dhënat ose sistemet kompjuterike të viktimave të saj derisa të shlyhen. Dhe në rastin konkret, REvil ka pranuar se Quanta kishte refuzuar të bashkëpunonte dhe se po i kërkonte Apple-it të paguante një shpërblim deri më datë një maj.

Kjo në këmbim të mos nxjerrjes së informacionit të ndjeshëm që disponon.

“Ekipi ynë është duke negociuar shitjen e sasive të mëdha të vizatimeve komerciale dhe gigabyte-ve të të dhënave personale me disa marka kryesore”, shkruhej në postimin e REvil-it.

Gjithashtu grupi ndau edhe kopjet e projektimit të produkteve të Apple-it, por nuk dihet nëse këto përmbajnë ndonjë informacion konfidencial.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore