Sport

Planet e Ancelotti-t për Real-in


Carlo Ancelotti është prezantuar si trajner i Real Madrid-it për herë të dytë.

Gjatë konferencës së shtyp, italiani u shpreh i lumtur me skuadrën që ka në dispozicion, duke llogaritur edhe ata që janë në huazim.

Dhe, gazeta Marca, një nga një raporton për planet e tij.

Në radhë të parë, do të jetë rinovimi me dy shërbëtorë të jashtëzakonshëm të klubit, Nacho dhe Vazquez.

Të dy futbollistët do të nënshkruajnë një kontratë të re deri në vitin 2024.

Andryi Lunin, portieri i dytë, do të qëndrojë dhe do të ketë më shumë minuta.

Trajneri italian do të llogarisë në sulmuesin serb, Luka Jovic, i cili do të kthehet nga Eintracht Frankfurt më 1 korrik.

Ancelotti do të testojë Brahim Diaz-in në ndeshjet parasezonale. Aty do të vendosë nëse Diaz qëndron në klub.

Mariano Diaz do të largohet nga klubi.

Takefusa Kubo do të dërgohet përsëri në huazim, me shumë mundësi do të vazhdojë te Getafe.

David Alaba do të jetë lojtar i rregulltë në 11-shen startuese, vetëm pozita e tij mbetet të shihet.

Bale dhe Odegaard do të kthehen dhe do të qëndrojnë me grupin, e njëjta do të ndodhë edhe me Dani Ceballos.

Nëse Ramos dhe Varane largohen, Real Madrid do të bëj të pamundurën për transferimin e Jules Kounde dhe Pau Torres.

Militao dhe Valverde janë të paprekshëm.

Miguel dhe Antonio Blanco do të kenë rol më të madh në skuadrën e parë.

Për fund, është ëndrra e të gjithë madrilenëve, që shpresojnë të kthehet në realitet, Kylian Mbappe.

Ancelotti me sa duket do të sjellë ndryshim të madh te madrilenët, se a do të ketë sukses, vetëm sezoni i ardhshëm do ta vërtetojë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore