Sport

Pirlo merr drejtimin e klubit italian


Andrea Pirlo i rikthehet punës së trajnerit pas një pauze të shkurtër.

Ish-mesfushori italian, do ta vazhdojë aventurën në Itali, derisa mediat raportojnë se së shpejti do ta marrë detyrën e trajnerit të klubi i Sapdoria-s.

44-vjeçari ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Sampdoria-s. Skuadra e njohur italiane, dështoi totalisht në sezonin e fundit dhe u rrëzua në Serie B dhe objektivi i Pirlo-s është ta rikthejë mes më të mirëve.

“Sky Sport” shkruan se pas tri takimeve mes tij dhe presidentit Radrizzani, u arrit akordi final.

Pirlo do të firmosë një kontratë dyvjeçare me klubin nga Genoa, me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit me një tjetër vit.

Pirlo e nisi karrierën si trajneri i Juventusit. Me bardhezinjtë fitoi Kupën dhe Superkupën e Italisë. Ndërkohë, sezonin e fundit e kaloi në Superligën turke te skuadra e Karagumuruk, të cilën e drejtoi deri para një muaji.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore