Sport

Piloti i Alpha Tauri-t në Formula 1, Pierre Gasly, rezulton pozitiv me COVID-19


Në mbrëmjen e së dielës, përmes një postimi në rrjetet sociale, Pierre Gasly konfirmoi se është infektuar me COVID-19 dhe kështu do futet ne vetizolim deri sa të rezultoj negativ.

“Për momentin jam në vetizolim, dhe po ndjek protokollin e caktuar nga autoritetet lokale të shëndetit. Po ndjehëm në rregull dhe kam vetëm disa simptoma të lehta, do vazhdoj stërvitjet e mia nga shtëpia deri sa jam në izolimin.” tha Pierre Gasly përmes një postimi në Twitter.

Gasly për momentin gjendet në Dubai, ku bashkë me skuadrën e Alpha Tauri po përgatiten për sezonin e ri të F1, i cili do filloi më 26 mars me Sakhir GP, në Bahrain.

Deri më tani, 6 pilot të Formula 1 janë prekur nga COVID-19. Kurse në vitin 2021, Gasly bëhet i 3-ti, pas Lando Norris dhe Charles Leclerc.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore