Jetesë & Stil

Piers Morgan rrëfehet për largimin e Sharon Osbourne nga “The Talk”


Gazetari televiziv anglez, Piers Morgan iu përgjigj daljes së yllit televiziv, Sharon Osbourne, nga emisioni “The Talk” në një rrëfim të gjatë të largimit të tij dramatik nga “Good Morning Britain” – në të cilin ai mbrojti komentet kontroverse rreth Meghan Markle si “fjalë të lirë”.

“Ajo që ka ndodhur me Sharon dhe mua gjatë dy javëve të fundit nuk ka të bëjë me zonjën Markle,” shkroi ai në një kolonë për Mail on Sunday, transmeton Albanian Post.

Piers Morgan e ka quajtur Megan Markle “një dukeshë mashtruese”.

“Bëhet fjalë për një çështje shumë më të madhe se sa një dukeshë mashtruese. Dhe është e drejta jonë që të jemi të lirë të shprehim mendimet tona të mbajtura me ndershmëri, forcë dhe pasion”, shkroi ai.

Osbourne u largua nga “The Talk” , dy javë pasi ajo u fut në një debat me bashkë-nikoqirët e saj ndërsa mbronte qëndrimet e Morgan në emisionin “GMB”.

“Ndjehem sikur jam gati të vihem në një karrige elektrike sepse kam një mik që shumë njerëz mendojnë se është një racist, dhe se kjo më bën edhe mua “një raciste”, tha Osbourne.

Gjithashtu, Morgan, gjithashtu shkroi në Twitter në lidhje me polemikat të shtunën, duke postuar një foto të tij me Osbourne.

“Ajo që ka ndodhur me Osbourne është një turp absolut që turpëron “CBS”. Ajo ndikohet nga puna e saj për të mbrojtur një turp të shpikur të racizmit, unë nuk besoj një gënjeshtra. Por, unë do ta them të vërtetën time për këtë histori” ka përfunduar ai.

E gjithë ngjarja vijon të ketë ndodhur pas intervistës së famshme të Megan Markle dhe Prince Harry dhënë për Oprah Winfrey.

Intervista e çiftit theu rekorde shikueshmërie dhe deklaratat e bëra brenda saj vazhduan të jenë krye qendër e lajmeve të shtypit rozë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore