Sport

Pierre-Emerick Aubameyang, një hap larg Barcelonës


Pierre-Emerick Aubameyang është vetëm një hap larg kalimit te Barcelona.

Sulmuesi dhe ish-kapiteni i Arsenal-it, marrëdhëniet me klubin londinez i ka në nivelin më të ulët deri më tani.

Pra, të dy palët po mundohen të gjejnë një mënyrë për të shkëputur marrëdhëniet.

Dhe si duket kjo është shumë afër që të ndodhë.

Raportimet që vijnë nga Anglia dhe Spanja tregojnë që Pierre-Emerick Aubameyang është vetëm një hap larg bashkimit me katalunasit e Barcelonës.

31-vjeçari ka shumë kohë që nuk ka luajtur me topçinjtë, dhe minutat e munguara po kërkon që t’i gjejë te Barcelona.

Pritet që Aubameyang të huazohet te Barcelona për gjashtë muaj, me të drejtë blerje në fund të sezonit për 30 milionë euro.

Aubameyang ka qenë kërkesë e veçantë e Xavi-t, dhe nëse transferimi ndodhë, ky do të ishte transferimi i tretë nga Premier League në “Camp Nou” në këtë afat kalimtar të janarit.

Para Aubameyang, klubit katalunas iu bashkuan edhe Ferran Torres dhe Adama Traore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore