Kosova

Pezullohet tenderi për stadiumin e Gjilanit, kryetari Hyseni pelegrin në Haxh


Zyra e Prokurimit ka pezulluar tenderin për renovimin e stadiumit të Gjilanit me vlerë prej 14 milionë e 997 mijë euro, pas ankesave në Organin Shqyrtues të Prokurimit nga grupi i operatorëve ekonomik, i kryesuar nga “Grup i N.N.P. EURO CONSTRUCTION; Beni Construction SH.P.K.; 2T Shpk; 2A Group SH.P.K.; DOMID SH.P.K.

Ky grup i operatorëve ekomomikë, kishte oferuar me çmimin prej 13 milionë e 274 mijë eurove, mirëpo, komuna e Gjilanit kishte shpërblyer me tender grupin e operatorëve ekonomikë me çmim më të lartë, pra 14 milionë e 997 mijë eurove.

Ndërkaq rreth këtij pezullimit të tenderit, nuk ka reaguar fare kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i cili pati premtuar gjatë fushatë parazgjedhore se brenda një viti do të rinovohet stadiumi i qytetit.

Hyseni, cili siç merr vesh Albanian Post ndodhet në Arabinë Saudite, ku janë edhe qindra besimtarë myslimanë nga Kosova të cilët kanë shkuar për ta kryer haxhin si njërin ndër pesë shtyllat kryesore të islamit.

Ndryshe, renovimi i stadiumit në Gjilan filloi si projekt në vitin 2017 dhe pritej të përfundonte në fund të 2020-ës.

Neglizhenca, zvarritja e punimeve si dhe shumë çështje të tjera e kanë përcjellur realizimin sipas afateve të parapara të stadiumit.

Pasojat e rinovimit të stërzgjatur i kanë vuajtur më së shumti Drita e Gjilani që bëjnë gara në superligë.

Dy skuadrat, në mungesë të stadiumit, ndeshjet si vendës i kanë zhvilluar në fushën me bari sintetik në Gjilan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore