Auto

Pezullohet përkohësisht prodhimi në fabrikën e Honda-s në Swindon


Prodhuesi japonez i makinave, Honda, ka ndaluar prodhimin në fabrikën e saj në Swindon. Fabrika deklaroi se mbyllja  e përkohshme më 5 dhe 6 janar ndodhi për shkak të  “vonesave të furnizimit global”. Prodhimi pritet të rifillojë më 7 janar. 

Kjo është hera e dytë që prodhimi preket brenda dy muajve.  Puna u ndërpre gjithashtu dhe në muajin dhjetor për shkak të bllokimit të stokut në port.  Ndërkohë sindikatat kanë konfirmuar që stafi do të paguhet plotësisht  gjatë mbylljes.

Një zëdhënës ka deklaruar se “situata po monitorohet aktualisht me qëllimin për të rifilluar prodhimin të enjten, më 7 janar”.

Në fabrikën e Honda-s në Swindon janë prodhuar modelet aktuale Civic dhe Civic Type R.

Kjo fabrikë ka aktualisht rreth 3 mijë të punësuar. Edhe pse  prodhon 150 mijë  makina të reja në vit, ajo  do të mbyllet përfundimisht në korrik të vitit 2021./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore