Lajme

Petkoviç, Kurtit: “Fjalët e tij, të vërteta vetëm në universin paralel ku jeton ai”


Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur "për Kosovën" në Serbi, Petar Petkoviç

Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur “për Kosovën”, Petar Petkoviç, i ka reaguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi ky e cilësoi poltikën serbe në rajon mimetikë të asaj ruse, duke e quajtur “gjarpër me zile” politikan.

Petkoviç, tha se “Kurti nuk do të marrë as vizë për në ShBA nëse vazhdon të sulmojë Vuçiçin”.

“Reputacioni ynë në fushën ndërkombëtare është ndërtuar me politika kredibile dhe të përgjegjshme të Aleksandër Vuçiç, dhe ato nuk nuk mund të shkunden nga asgjë, e aq më pak nga intervistat e komisionura të Albin Kurtit, dhe pamfletët poltikë të tij”, ka thënë Petar Petkoviç.

Cilësimet e Kurtit se Beogradi është qendra i destablitetit, Petkoviç, i cilësoi “të vërteta vetëm me ndonjë univers paralel ku jeton Albin Kurti”.

Anasjelltas, deklaron Petkoviç, “ai e shkelë paqen e fituar me shumë mund”.

“Ndryshe nga Prishtina, që eksporton politikë terrorizmi, destabliteti dhe të gjarpërit me zile në rajon, Beogradi ka dhuruar mijëra vaksine dhe teste anti-kovid, duke shprehur vazhdimisht solidaritet më fqinj në raste emergjence”, shkruan ky zyrtar serb.

Dialogu Kosovë-Serbi nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel

Ai thotë gjithashtu edhe se “monologu i udhëhequq nga Kurti nuk lejon formimin e Asociacionit të Komunave me shumicës serbe”.

“Sigurisht që nuk është as mënyrë as rrugë për t’i kënaqur sponsorët e huaj, sepse nëse ai dëgjon mirë – gjithnjë e më shumë zërat i thonë Kurtit se ai i ka shpenzuar të gjitha huatë dhe se është koha për të filluar zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara” përfundon Petkoviç.

Kurti në një intervistë për “Pobjeda”-n malaziase, mohoi gjithashtu se do të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicës Serbe, sepse, siç tha ai, “ajo do të ishte një krijesë si Republika Srpska”.

“Kemi një kreaturë në Bosnjë dhe Hercegovinë që thirret  Republika Srpska, e arritur në Dayton e i shërben Beogradit e jo serbëve. Pra, Beogradi e dëshiron një krijesë të njëjtë në Kosovë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore