Shëndet

Pete Davidson i nënshtrohet procesit të rehabilitimit, shkas problemet e shëndetit mendor


Komediani, Pete Davidson duket të mos jetë në periudhën më të mirë të jetës së tij, kjo pasi që 29-vjeçi është izoluar në një spital për trajtim rehabilitimi.

Një burim i afërt me alumin e Saturday Night Live thotë se ai është “në rehabilitim, por duhet të dalë shumë shpejt”.

Bazuar në raportin fillestar, Davidson, thuhet se po merr terapi spitalore për të trajtuar çështjet që lidhen me çrregullimin e stresit post-traumatik dhe diagnozën e tij të mëparshme të çrregullimit të personalitetit kufitar.

“Pete shpesh do ta kontrollojë veten në rehabilitim për të punuar në këto çështje. Miqtë dhe familja e tij kanë qenë mbështetëse gjatë kësaj kohe”, ka thënë një burim tjetër për People, transmeton AlbanianPost.

Përndryshe, Davidson ka qenë prej kohësh i hapur për betejat e tij për shëndetin mendor.

Pete Davidson.

Në vitin 2018, ai zbuloi se ishte diagnostikuar me çrregullim të personalitetit kufitar pas vitesh lufte me depresionin dhe ankthin.

Ai shpjegoi se simptomat e çrregullimit e kishin shtyrë të kontrollohej në një program rehabilitimi në dhjetor të vitit 2016, kur ai fillimisht besonte se këto probleme që po i përjetonte vinin nga përdorimi i rëndë i marihuanës.

“I gjithë ky vit ka qenë një makth i madh”, kishte thënë ai në një intervistë për gazetarin Marc Maron në shtator të vitit 2017.

“Ky ka qenë viti më i keq i jetës sime, duke u diagnostikuar me këtë dhe duke u përpjekur të kuptoj se si të mësoj e të jetoj pa atë”, kishte shtuar ai.

Pas diagnozës së tij, Davidson iu kthye alkoolit dhe duhanit, duke pretenduar se marihuana ndihmoi në lehtësimin e disa prej problemeve të tij me ankthin dhe trajtimin e sëmundjes së tij të Crohn.

Në një intervistë me Variety në gusht të vitit 2018, Pete kishte rrëfyer se ai ishte ballafaquar me probleme të shëndetit mendor që prej moshës 9-vjeçe, por në kohën e intervistës ai kishte thënë se ilaçet e reja e kishin stabilizuar atë pas disa vitesh të turbullta.

Pete Davidson.

“Vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira me mua”, kishte thënë Pete.

“Kam marrë të gjitha këto klasa të shëndetit mendor dhe kam shpenzuar vërtet shumë kohë për të fituar rezultate të mira”, pati shtuar ai.

Kohët e fundit, Davidson iu nënshtrua terapisë së traumës në prill të vitit 2022 për shkak të ngacmimeve në internet nga Kanye West, ndërsa Davidson po takohej me ish-gruan e West, Kim Kardashian.

“Vëmendja dhe negativiteti që vjen nga Kanye dhe veprimet e tij janë një shkas për Pete dhe atij i është dashur të kërkojë ndihmë”, kishte thënë një burim pranë komedianit.

Burimi shtoi se Davidson “nuk ishte penduar për lidhjen me Kim”, por donte “të fokusohej në karrierën e tij” duke ecur përpara.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore