Lajme

Petar Petkoviç-it i del problem edhe me flamuj shqiptarë – “po i frikësoni serbët”


Flamuj te vendosur per 28 nentor

Simbolet kombëtare në Kosovë janë të lejuara gjithandej vendit dhe në pjesë të shumta të Kosovës janë vënë flamuj kuqezi për ditën e flamurit, shpalljen e Shqipërisë shtet të pavarur, por Petar Petkoviç-it dhe të ashtuquajturës Zyrës së tij për Kosovën në Qeverinë e Serbisë i ka dal problem edhe me këta flamuj.

Flamujt kombëtarë të shqiptarëve janë shpërndarë edhe te shtëpi të shqiptarëve në Kllokot, por kjo zyrë ka lëshuar komunikatë kundër vendosjes së tyre.

Përkundër se në vende ku jetojnë serbë në Kosovë – jo vetëm në Veri, por edhe në qytete tjera në jug të Kosovës – ka flamuj serbë të ekspozuar gjithë kohës, Petkoviç ka lëshuar komunikatë ku thuhet se flamujt shqiptarë nuk bën të shpërndahen.

“Flamujt shqiptarë nuk kanë asgjë për të kërkuar pranë shtëpive serbe dhe pranë Kishës së Shën Pjetrit dhe Palit, dhe për këtë arsye ky ‘dekorim i papërshtatshëm’ nuk mund të interpretohet ndryshe veçse si një provokim”, shkruhet në komunikatën e pakuptimit të Petkoviç.

Petar Petkovic

“Shqiptarët kanë të drejtë të festojnë festat e tyre, por është e papërshtatshme kur e bëjnë këtë në zonat e banuara me serbë, të cilat ndërpresin festimet, dasmat dhe festimet e tjera”, vazhdon kjo deklaratë.

“I bëjmë thirrje shqiptarëve në Kosovë që të mos e shfrytëzojnë Ditën e Flamurit Shqiptar për të thelluar hendekun ndëretnik dhe për të frikësuar dhe provokuar serbët”, përfundon komunikata.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore