Lajme

Peskov zbulon nëse Putin do t’i shpallë luftë Ukrainës më 9 maj


Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin nuk do t’i shpallë luftë Ukrainës më 9 maj (Dita e Fitores në Federatën Ruse).

Informacioni nga zyrtarët perëndimorë se kreu i Federatës Ruse mund të përdorë 9 majin për të shpallur luftë është i pakuptimtë, sipas sekretarit të shtypit të Putin-it, Dmitry Peskov.

Lajmi u bë i ditur nga kanali Telegram “Meduza”, duke cituar konferencën për shtyp të zyrtarit rus.

Zëdhënësi i kreut të Federatës Ruse u pyet se cili ishte probabiliteti që lideri rus të përdorë datën e festës për të shpallur luftë?

“Unë tashmë i jam përgjigjur kësaj pyetjeje. Kjo është marrëzi”, tregoi Peskov.

Zyrtari i lartë rus Sergei Lavrov njoftoi se Rusia “do të festojë solemnisht 9 majin”.

Ai shtoi se ritmi i ofensivës në Ukrainë “nuk varet nga datat”.

Ministri rus kujtoi se “sipas traditës në Bashkimin Sovjetik – bëhet diçka e madhe dhe e zëshme para festës”.

Por, ai e bëri të qartë se deri më 9 maj, ushtria ruse nuk do të bëjë asgjë të tillë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore