Lajme

Peskov: Negociatat duhet të jenë më aktive


Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Moska do të donte që bisedimet e vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës të ishin më “aktive dhe thelbësore”.

Kjo pasi disa raunde diskutimesh deri më tani nuk kanë arritur të prodhojnë ndonjë përparim në një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

Megjithatë, Peskov shtoi se Rusia nuk ka ndërmend t’i bëjë publike kërkesat e saj të detajuara ndaj Ukrainës.

Raportet kanë sugjeruar se kërkesat e Moskës mund të përfshijnë angazhimin e Kievit për të mos kërkuar anëtarësimin në NATO, ndërmarrjen e një procesi çarmatimi, heqjen e territorit në Ukrainën Lindore dhe njohjen e Gadishullit të Krimesë – të aneksuar nga Rusia në 2014 – si formalisht pjesë e fqinjit të saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore