Shqipëria

Peshkimi ka nevojë për rininë


Ministrja e Bujqesisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, gjatë seancës plenare ditën e hënë, deklaroi se të rinjtë duhet të shkojnë drejt sektorit të peshkimit. Ky sektor është një sektor vital dhe shumë i rëndësishëm.

Sipas Ekonomit, ky është një sektor i mirëpaguar, dhe tregu ka nevojë për një personel të kualifikuar në peshkim.

Reforma e karburantit, barazon, thotë Ekonomi, peshkimin shqiptar me vendet e tjera fqinje.

Përsa i përket, sektorit të merkatove të peshkut, duhet të formalizohet. Pasi është një sektor konkurrues dhe i barabrtë, me vendet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian.

Zona e agrokulturës,  dhe peshkimi, janë sektorë potencial për rritjen e ekonomisë shqiptare.

Kjo deklaratë e Ekonomit erdhi pas ndryshimit në Kodin Detar, neni 135 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9251, date 8.7.2004.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore