Lajme

Pesë persona vdiqën të shtunën si pasojë e aksidenteve të trafikut në Kosovë


Ilustrim

Pesë persona kanë vdekur të shtunën si pasojë e tri aksidenteve të trafikut në Podujevë, Pejë dhe Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, në Graçanicë është raportuar për një aksident trafiku në mes dy veturave, ku përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar njëri nga vozitësit, ndërsa pasagjerja ka ndërruar jetë.

“Me vendim të prokurorit vozitësi i dyshuar kosovar, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, një vetaksident ka ndodhur rreth orës 21:24 në fshatin Shajkoc të Podujevës, ku dy persona mbetën të vdekur.

“Vozitësi mashkull kosovar, nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku. Si pasojë, vozitësi dhe një pasagjer kanë vdekur, ndërsa pasagjeri tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor”.

Ndërkaq në fshatin Ozdrim të Pejës humbën jetën edhe dy këmbësorë, të cilët u goditën nga një veturë, ndërsa është arrestuar vozitësi.

“Si pasojë, dy këmbësorë kanë vdekur, ndërsa tjetri këmbësor është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Sipas organeve të rendit, gjatë 24-orëve në Kosovë kanë ndodhur edhe 57 aksidente tjera në trafik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore