Kosova

Përvjetori i Shkëlzenit dhe bashkëluftëtarëve të tij, Haradinaj: Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari


Foto: Ramush Haradinaj

“Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari!”, ka thënë Ramush Haradinaj në përvjetorin e rënies së vëllait të tij Shkëlzenit dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Këto komente, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i ka bërë përmes një postim në Facebook, në 25-vjetorin e rënies së heronjve të Kosovës.

“Sot në Gllogjan e Maznik, në nder të 25-vjetorit të rënies së heronjve; Luan e Fatmir Nimanaj, Shkëlzen Haradinaj dhe Hasim Halilaj, bashkë me bashkëluftëtarë e miq, zhvilluam homazhe dhe morëm pjesë në ‘Marshin e Lirisë’, nga Kulla e Dëshmorëve në Gllogjan deri në Maznik, te lapidari i heronjve”, shkroi Haradinaj.

Për këta heronj shqiptarë, ish-kryeministri theksoi se ishin luftëtarë sypatrembur, të cilët u bënë “mburojë për popull dhe Atdhe”.

“Pushofshin të qetë në lavdi të përjetshme!”, përfundoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore