Përmbyllen punimet për projektligjin e KPK-së, Haxhiu: Synojmë përbërje të balancuar mes prokurorëve
Të premten e 19 prillit, janë përmbyllur punimet për projektligjin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i cili synon të përputhet plotësisht me opinionin e Komisionit të Venecias, para se të miratohet si ligj.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në fjalimin e saj para të pranishmeve ka thënë se me këtë projektligj duhet që të krijohet një këshill i pavarur.
“Së pari me përbërje pluraliste e të balancuar mes anëtarëve prokurorë dhe jo-prokurorë, një Këshill të pavarur, me anëtarë me integritet, e që vepron me transparencë, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe standardet ndërkombëtare, si dhe me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Haxhiu.
Ajo tutje ka falënderuar akterët që kanë marrë pjesë në hartimin e këtij projektligji – pjesëtarë të Kuvendit të Kosovës dhe të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI).
Të pranishëm në këtë takim kanë qenë edhe përfaqësues të KPK-së, partnerë ndërkombëtar dhe të tjerë institucional.
“Pas përfundimit të procedurave përkatëse, Projektligji do të procedohet për lexim të dytë në Kuvend”.
Më 7 mars, ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomáš Szunyog, kishte thënë se pret që projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovë (KPK) të përputhet plotësisht me opinionin e Komisionit të Venecias, para se të miratohet si ligj.
Kuvendi i Kosovës, kishte miratuar në muajin mars në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për KPK-në, i cili synon eliminimin e mangësive ligjore të identifikuara, në mënyrë që KPK-ja t’i ushtroj kompetencat e saj kushtetuese dhe ligjore.
Në votim kishin marrë pjesë partitë opozitare.
Pushtetit në vazhdimësi i është kërkuar që projektligji për KPM-në të ngërthejë brenda vetes gjetjet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, opinionin e Komisionit të Venecias dhe rekomandimet e shoqërisë civile.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Johnson & Johnson do të paguajë 6.5 miliardë dollarë për të zgjidhur padinë për shkaktimin e kancerit
-
Gjenden 5 skelete pa duar dhe këmbë para shtëpisë së liderit nazist Hermann Göring
-
Vuçiçi bën llogaritjet e fundit: Do të jenë mes 29 dhe 33 vota pro Kosovës – mjaftojnë 31 për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës
-
Universitetet në Francë të bllokuara nga demonstratat pro Palestinës
Lajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit