Përballje

Përleshje në ndeshjen miqësore mes Portos dhe Romës


Në miqësoren e zhvilluar mes Romës dhe Portos, të mërkurën mbrëma, kishte ndodhur një përleshje mes futbollistëve të dyja skuadrave, Pepe dhe Mkhitaryan.

Sherri filloi në minutën e 64-të,pas një faulli që futbollisti i Portos, Pepe, i shkaktoi atij të Romës, Mkhitaryan.

Pavarësisht se ishte vetëm një ndeshje miqësore, ndërhyrja ishte vërtetë e rëndë, çka bëri të reagoi futbollisti armen menjëherë pas faullit.

Duke e parë që sherri po rritej edhe në mes stafit të Romës dhe Portos, gjyqtari i ndeshjes bëri një pushim pesë minutësh për të qetësuar situatën.

Për të qetësuar akoma më shumë lojën, mendoi trajneri i Romës, Jose Mourinho, i cili zëvendësoi futbollistin e tij menjëherë pas këtij pushimi.

Ndërkaq, miqësorja përfundoi me rezultat 1:1, ku Roma fillimisht kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Mancini, pastaj Porto barazoi rezultatin në minutën e fundit të ndeshjes, me anë të Vitinha.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore