Lajme

Përleshje me armë në Sudan midis ushtrisë dhe forcave paraushtarake


Të shtëna të ashpra u dëgjuan në kryeqytetin Khartoum të shtunën, ndërsa përleshjet shpërthyen midis ushtrisë sudaneze dhe Forcës së Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF), me luftime që po zhvillohen edhe në qytetin verior të Merowe.

Një dëshmitar i tha agjencisë “Reuters” se të shtënat me armë u dëgjuan pranë selisë së ushtrisë sudaneze dhe Ministrisë së Mbrojtjes në qendër të Khartoum-it.

Gazetari i agjencisë britanike deklaroi se shtëllunga tymi po ngriheshin në vende të ndryshme të qytetit dhe se ushtarët ishin vendosur në rrugë.

Përleshjet shpërthyen gjithashtu në qytetin verior të Merowe-s, thanë dëshmitarët.

Al-Arabiya TV tregoi shtëllunga tymi që ngriheshin nga një bazë ushtarake në atë qytet.

Përleshjet pasuan tensione disaditore midis ushtrisë dhe grupit të fuqishëm paraushtarak RSF.

Një dëshmitar i tha Reuters se ai pa topa dhe automjete të blinduara të vendosura në rrugë.

RSF-ja tha të shtunën se ushtria kishte rrethuar një nga bazat e tyre dhe kishte hapur zjarr me armë të rënda.

Ushtria tha të enjten se lëvizjet e fundit të RSF-së ishin të pakoordinuara dhe të paligjshme.

Ushtria ka paralajmëruar më parë për rrezikun e konfrontimit pas mobilizimit të një grupi të fuqishëm paraushtarak.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore