Shqipëria

Përfshihet nga flakët zona e Repsit, Mirditë


Zona e Repsit, Mirditë, është përfshirë nga flakët të hënën e 6 qershorit.

Nga informacionet paraprake prej disa orësh forcat e zjarrfikës ndodhen në zonë në përpjekje për të shuar zjarrin.

Si pasojë zjarri ka përshirë pesë hektarë pyll me pisha në fshatin Mashterkor, njësia administrative Orosh.

Sakaq terreni është shumë i vështirë për të ndërhyrë dhe mësohet se banesat përreth janë në rrezik.

Kujtojmë se efektivë të Forcave të Armatosura dhe vullnetarë prej tre ditësh po luftojnë për shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore