Lajme

Përfshihet nga flakët spitali Covid në Rumani, humbin jetën 4 pacientë


Katër pacientë kanë humbur jetën në një nga spitalet Covid-19 në Rumani, si pasojë e përfshirjes nga flakët. Ngjarja është shënuar mëngjesin e 29 janarit, në spitalin “Matei Bals” në qendër të Bukureshtit.

Tre pacientë të prekur me Covid-19 gjetën vdekjen e menjëhershme. I katërti ndërroi jetë më vonë. 120 pacientë të tjerë nga i njëjti repart u evakuan.

Ky spital është një nga më të mëdhenjtë e qytetit.

Kjo është hera e dytë që bie zjarr në këtë spital. Më herët, në muajin nëntor të 2020-s humbën jetën 10 persona.  Ky spital është në qendër të vëmendjes nga mediat. Kjo vjen si shkak i imazheve të publikuara me pavijone të mbipopulluara dhe pacientë që trajtoheshin në korridore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore