Stil

Për t’i bërë flokët tuaj të duken më mirë: Zbatoni rregullin 60/180


Nëse shampoja lahet menjëherë, shumë përfitime të produktit humbasin.

Lista e këshillave të dobishme dhe gjërave absolutisht të ndaluara kur bëhet fjalë për kujdesin e flokëve është pothuajse e pafundme.

Sa shpesh është e nevojshme larja e flokëve, në çfarë intervalesh duhet të shkurtohen majat, cilat produkte kujdesi duhen përdorur?

Këto janë disa nga pyetjet më të zakonshme, për të cilat rrallë herë i kemi pergjigjjet.

Edhe faktorë të vegjël ndikojnë në rezultatin përfundimtar. Shumica prej nesh përdorin kondicionerë dhe maska ​​të ndryshme në flokë të lagur aq sa shkruhet në paketim, por shumë nuk e dinë që është e rëndësishme edhe koha e ekspozimit të flokëve në shampo. Rregulli 60/180 (60 deri në 180 sekonda) ekziston për të sqaruar se si të përdorni shampon për t’i bërë flokët të duken sa më mirë.

Shampo zakonisht shpërndahet në flokë, masazhohet shkurt dhe më pas lahet shpejt. Kështu lajnë flokët shumica e njerëzve. Parukierja e famshme Gabriel Llano për “Vogue” ka shpjeguar pse larja e flokëve është mjaft kundërproduktive.

Në mënyrë që përbërësit e kujdesit të shamponit të depërtojnë vërtet në flokët tuaj, ata duhet të funksionojnë për një kohë si produktet e tjera të kujdesit.

Të paktën një deri në tre minuta, ose 60 deri në 180 sekonda. Në varësi të sasisë së produktit stilues në flokët tuaj dhe sa kohë ka kaluar nga larja e fundit e flokëve, mund ta ndryshoni dhe rregulloni kohën.

Ekspertja shpjegon se edhe shampove iu duhet pak kohë për të pastruar plotësisht flokët dhe disa përbërës e arrijnë efektin e tyre të plotë vetëm pas një kohe të caktuar ekspozimi.

Nëse shampoja lahet menjëherë, shumë përfitime të produktit humbasin.

Ajo gjithashtu këshillon që fillimisht të aplikoni shampon në rrënjët e flokëve për të maksimizuar kohën që duhet për të hequr zbokthin dhe yndyrën. Llano rekomandon masazhimin e kokës derisa shampoja është në flokë, sepse një stimulim i tillë do të përshpejtojë dhe përmirësojë efektin. Është një procedurë mjaft e thjeshtë, nuk ka pse të mos e provoni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore