Stil

Për fejesë, Bella Throne, zgjedh të vesh fustan të disenjuar nga Valdrin Sahiti


Aktorja e njohur amerikane, Anavera Avery “Bella” Throne, dhe këngëtari italian, Benjamin Mascolo, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë, gjë të cilin e kishin paralajmëruar një muaj më parë përmes rrjetit social të Instagram-it.

Ceremonia e fejesës u realizua në Los Angeles, teksa Throne ishte përkujdesur që për këtë datë me rëndësi në jetën e saj, të vishte nje fustan elegant që do të vinte në pah linjat e saj trupore, i cili ishte krijuar enkas për të nga disenjatori kosovar, Valdrin Sahiti.

Një fustan ngjyrë kuq të ndezur, me një prerje strikte që zbulonte këmbën e saj të majtë teksa tek krahët ishte i lëshuar, dhe pas shpinës ishte i gjatë si një lloj pelerine, ishte modeli unik me të cilin Bella Throne u vesh në natën e fejesës së saj.

Throne, kishte kombinuar fustanin glamuroz me ngjyrën e flokëve të saj mbi të cilat kishte varur një kurorë, duke i dhënë vetes përfundimisht epitetin e “princeshës”.

Dukja e Bellas rezervoi shumë komente pozitive nga të pranishmit në festë, e edhe nga ndjekësit në rrjete sociale të çiftit.

Mascolo, duket të ishte mahnitur me pamjen e kuruar deri në detaje të Bellas për fejesën e tyre, teksa ai nuk ka hezituar t’i publikoj edhe fotografitë menjëherë pas eventit.

Dyshja, Thronje dhe Mascolo, e kanë publikuar lidhjen e tyre qysh para dy vitesh, përmes postimeve të shumta në llogaritë e tyre të Instagramit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore