Lajme

Pendarovski: Në Tiranë do konfirmojmë qëndrimin e qartë për vazhdimin e ndihmës për Ukrainën


Stevo Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë se do të marrë pjesë në samitin “Ukrainë-Evropa Juglindore”, që do të mbahet të mbahet të mërkurën dhe të enjten në Tiranë, ku ai dhe liderët e tjerë rajonalë do të takohen me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të konfirmuar një qëndrim të qartë për vazhdimin e ndihmës për Ukrainën, pas agresionit rus tash e dy vite.

Pjesëmarrjen e tij në samitit që do të mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë për Ukrainën, Pendarovski e ka konfirmuar në konferencën “Ukraina – dy vjet heroizëm”, që u organizua në Shkup nga ambasada e Ukrainës në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “Qendra për liri”.

Siç tha Pendarovski, në atë samit, mbështetja e rajonit të Evropës Juglindore për procesin e rindërtimit të pjesëve të shkatërruara të Ukrainës dhe “sjelljen para drejtësisë të të gjithë atyre që janë përgjegjës për krime të tmerrshme, në mënyrë që të sigurohet të paktën njëfarë ngushëllimi për të afërmit e viktimave do të konfirmohet”.

“Me fjalë të tjera, ne do të tregojmë mbështetje të plotë për Ukrainën që të zgjedhë lirisht rrugën që do të ndjekë në të ardhmen. Nëse kjo rrugë përfshin vullnetin dhe gatishmërinë për ta integruar atë vend në Bashkimin Evropian dhe NATO, atëherë duhet të mbështesim zgjedhjet në Ukrainë”, tha presidenti maqedonas.

Zelensky mbërrin sot në Shqipëri, Policia në gatishmëri të plotë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore